Hoxha i VV-së tenton të tallet me Lladrovcin, i reagon Mehmetaj: Ai u tregu i suksesshëm në politikë, po ti sa punime ke? - NACIONALE

Hoxha i VV-së tenton të tallet me Lladrovcin, i reagon Mehmetaj: Ai u tregu i suksesshëm në politikë, po ti sa punime ke?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, ka tentuar të tallet me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka shpërndarë një video të të parit të Drenasit, duke thënë se ai është doktor shkence.

Ndaj postimi të ish-këshilltarit të Kurtit, ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj.

Ky i fundit, duke komentuar në status, e ka pyetur zyrtarin e VV-së, i cili është profesor, se sa punime shkencore ka të publikuara në revista shkencore.

Sipas Mehmetaj, Hoxha nuk ka asnjë punim të publikua shkencor.

“Ky, sipas parametrave te caktuar nga Qeveria qe ju e udheheqni, eshte zgjedhur kryetari me performancen me te mire nga te gjithe kryetaret e komunave te Kosoves. Ky eshte politikan dhe kryetar komune. Si politikan eshte treguar i suksesshem, sepse ka fituar zgjedhjet, si kryetar komune prape i suksesshem, sepse ka dal i pari nga vleresimi i vet qeverise. Po ti si akademik. Si je i vleresuar? Sa punime ke te publikuara ne revista shkencore prestigjioze? Ja te tregoj une: zero. Prandaj, ti nga ky duhet te mesosh. Ky per ty eshte mjeshter. Perkulu para tij.”, ka kometuar Mehmetaj.

Lajme të ngjashme