Hoxha i VV-së merr seriozisht disa shifra të Kurtit: Mësuesit të mendojnë për ata që i marrin më pak se 250 euro - NACIONALE

Hoxha i VV-së merr seriozisht disa shifra të Kurtit: Mësuesit të mendojnë për ata që i marrin më pak se 250 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha ka marrë seriozisht fjalët (e pambështetura) të kryeministrit Kurti mbi punëtorët në Kosovë që kanë pagë më të ulët se 250 euro.

Kurti tha se 105 mijë njerëz në Kosovë kishin pasur pagë më të ulët se minimumi prej 250 eurove. Nuk dihet se ku i ka marrë z. Kurti këto shifra.

Sidoqoftë, dihet se Elvis Hoxha i ka marrë seriozisht dhe nisur prej kësaj ka kërkuar empati/ndjeshmëri nga mësuesit për hallet e tyre.

Ai ka pretenduar se duke treguar mësuesit empati për këta 105 mijë njerëzit e Albin Kurtit, atëherë edhe nxënësit do ta kultivojnë një ndjenjë të tillë.

“Mësuesi ka për detyrë të edukojë te nxënësi empatinë, ndjenjën e halleve të tjetrit. – ka thënë profesor Hoxha.

Nuk dihet pse Hoxha nuk ka kërkuar që pikërisht pushtetarët me paga të larta të kultivojnë empatinë e tyre. Në këtë pikë, vlen të kujtojmë se kryeministri i vendit madje edhe qiranë e shtëpisë e paguan shumë më lirë se çmimi i tregut derisa merr për vete gjithë pagën e tij.

Statusi i plotë:

Kryeministri Kurti tha se në funksionin publik punojnë 85 mijë persona. Ndërkohë, 105 mijë njerëz në Kosovë, pra 1 në 4 persona aktivë kanë pagë më të ulët se minimumi 250 euro.

Mësuesi ka për detyrë të edukojë te nxënësi empatinë, ndjenjën e halleve të tjetrit. Nëse 25 mijë mësues, apo sindikata e tyre, nuk e mendojnë problemin e 100 mijë vetëve, të cilët sigurisht nuk kanë sindikatë si mësuesit, atëherë nuk kemi asnjë shpresë se qytetarët e ardhshëm do të edukohen me ndjeshmërinë shoqërore.

Nuk ka Pisa për edukimin moral që jep shkolla. Pisa e zbulon lehtë analfabetizmin funksional, por jo atë moral.

Lajme të ngjashme