Hoxha i VV-së jep lajmin se Konjufca foli fjalë të mira për Kurtin përmes Internetit
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë në Facebook deklaratën e bashkëkpartiakut të tij, Glauk Konjufca.
Ky i fundit, foli përmes “Skype” në tubimin e sotëm të LVV-së.
Pak ditë pasi Konjufca e Kurti patën një fjalosje në Kuvendin e Kosovës, e cila u pa nga të gjithë, por nuk u dëgjua, Hoxha ka shpërndarë deklaratën e tij ku lavdërohet Albin Kurti.
“Ne arritëm këtu ku jemi edhe falë një fakti që patëm një drejtues të pathyeshëm, vizionar, shumë të përgatitur dhe i vendosur për të mirën e popullit. E ky është Albin Kurti. Glauk Konjufca”, ka shkruar Hoxha.
Sot Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tubim në Prishtinë, ku Albin Kurti e paraqiti kandidaturën e tij për kryetar të partisë.
Ai, deri më tani është i vetmi kandidat për ta drejtuar LVV-në.
Zgjedhjet e brendshme në këtë parti janë përcjellur me “eliminime” të shumta, ku shumë kanidatë janë larguar nga gara për arsye që t’u hapet rrugë të tjerëve.
