Hoxha i VV-së e quan Josep Borrellin “Bordel” - NACIONALE

Hoxha i VV-së e quan Josep Borrellin “Bordel”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ideologu i Vetëvendosjes dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Hoxha i është referuar diplomatit spanjoll si “Bordel” dhe ka thënë se ai nuk ka mendim.

“Bordel gjithnjë është pa mendim”, shkruan Hoxha.

Borrel gjithnjë është pa mendim. Falemnderit Expressit që kapi gabimin. Turp Expressit që mashtron dhe thotë se jam këshilltar. Për një cast mendova si Fishta. Dhe Expressi iu kundërvu Fishtës.

Posted by Elvis Hoxha on Thursday, August 18, 2022

Borrell në konferencën për media pas bisedimeve disaorëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit.

Përfaqësuesi i BE-së tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit, kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa dhe dokumente me Serbinë.

Lajme të ngjashme