Hoxha i VV-së e citon Kurtin për të sulmuar Prokurorinë: përgatit skenën për fotografët e portaleve - NACIONALE

Hoxha i VV-së e citon Kurtin për të sulmuar Prokurorinë: përgatit skenën për fotografët e portaleve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, ka kritikuar prokurorinë, mediat dhe deputetët e partive që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Për të sulmuar prokurorinë, e cila sot ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bslimi, ai ka përdoru një fjali të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai pretendohet se po bëhet komplot ndaj VV-së.

“Siç e ka thënë Albin Kurti, prokuroria në Kosovë është vetëm skenografi që përgatit skenën për fotografët e portaleve. Pra: Prokuroria thërret Skandal. Portalet bërtasin Skandal. Përtacët e mendimit thonë ka korrupsion. Hapi i dytë dhe i fundit: Prokuroria nuk ka pyetje për dëshmitarët. Hapi që nuk kryhet kurrë: Prokuroria nuk shqyrton qindra lëndët që i janë dërguar prej ministrave të Lëvizjes Vetëvendosje. Prokuportaleve i duhen vetëm fotot e ministrave të Vetëvendosjes të thirrur si dëshmitarë. Kaq. Gjyqësori në shërbim të opozitës”, ka shkruar ai, duke u marrë edhe me deputetët e partive tjera.

“Kur nuk fiton votat që duhen për të drejtuar Kosovën, opozitës së bashkuar i duhet prokuroria dhe portalet. Sa u takon deputetëve të opozitës, këta nuk kanë asnjë punë tjetër veçse të bllokojnë konstituimin e Kuvendit… në pritje të ndonjë ideje që nuk do të vijë kurrë”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme