Hoxha i nderuar lavdëron Skenderbeun me fjalë të zgjedhura
Hoxhë Drilon Gashi, ka shkruar disa fjalë të zgjedhura në lidhje me heroin e kombit, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Duke thënë se për “shqiptarët thuhet që nuk kanë profet”, Gashi ka shkruar se Skenderbeu për shqiptarët, është sikur Ademi për njerëzimin.
“Ne shqiptarët edhe pse thuhet që nuk patem profet, Skenderbeu për kombin është sikurse Ademi për njerëzimin, e me përkrenaren e tij ai është Dybrirëshi (Dhulkarnejni) jonë,”- ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar se Skenderbeu nuk ka luftuar për kryq por për atdhe, e as nuk ka luftuar kundër islamit, por kundër pushtuesve turq.
“Besimi në Idealin e shenjtë të tij shprehej përmes ritualit të heroit para shpatës, ndërsa simbolika e dy brirëve në perkrenare përfaqësonin bashkëpunimin midis mendjes dhe zemrës dhe harmoninë e tij shpirtërore,”- ka përfunduar postimi i hoxhës Gashi në Facebook.
