Hoxha i kërkoi falje, por tash e quan "shantazhues" Rrahman Jasharajn
Ideologu i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha e që është i njohur veç në Kosovë, për shkak të përdorimit të gjuhës së urrjetjes dhe mos-durimit ndaj mediave dhe kritikëve të qeverisë Kurti, po vazhdon të hahet me grevën e SBASHK-ut.
Hoxha pas ofendimeve të rënda ndaj Rrahman Jasharajt të bëra javën e kaluar, tash ai ka thënë së SBASHKU po shantazhon përmes fëmijëve.
Ai pretendon që greva e SBASHKU-ut po bëhet për hir të pushtetit të kaluar teksa Jasharaj është shantazhues.
“Besoj se nuk mund dhe nuk duhet të shantazhohet shteti përmes fëmijëve, jo për 100 euro, por as për qejf të opozitës. Nuk mundesh, domethënë mundesh, por pastaj nuk mundesh: nuk mundesh për hir të pushtetit të së shkuarës të shantazhosh brezin e së ardhmes.”, ka shkruar ai.
Përndryshe greva e SBASHK-ut po vazhdon ndërsa sulmet e pushtetit ndaj tyre po vazhdojnë.
