Hoxha del me arsyetim të ri për postimet e ministres Haxhiu në Facebook: “Kemi të bëjmë me pedofili kolektive” - NACIONALE

Hoxha del me arsyetim të ri për postimet e ministres Haxhiu në Facebook: “Kemi të bëjmë me pedofili kolektive”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paralajmëroi mbrëmë se do ta raportonte në organet e drejtësisë një qytetar për një postim ku tallej me të në Facebook.

Megjithëse postimi tallës ndaj znj. Haxhiu për një postim të mëparshëm të saj mund të cilësohet si i pahijshëm, sepse tallet përveç Haxhiut edhe me viktima të pedofilisë, është e pakuptueshme se si kjo bindi Haxhiun që të shkonte aq larg.

Ajo arsyetoi veprimin e saj duke thënë se “po normalizohej pedofilia”, e madje u shpreh edhe se ata që talleshin me atë krim nuk kishin dallim aq të madh me ata që e bënin një gjë të tillë.

Por, ish këshilltari i kryeministrit Kurti dhe ideologu i famshëm i partisë, Elvis Hoxha, ka pasur një arsyetim paksa më të elaboruar ku ka shpjeguar pse kjo duhet të ketë përgjegjësi penale, sipas tij.

Ai pretendon se qytetari Korab Blakaj duke iu drejtuar me humor znj. Hahxiu, në fakt i ka thënë asaj se “një gjyqtar ka të drejtë ta trajtojë një akt kolektiv të pedofilisë si një akt humori të pafajshëm.”

Në fakt, humori i zi nuk përfshihet mes veprave penale në kodin penal të Republikës së Kosovës, ndërkohë që nuk dihet pse z. Hoxha flet për “akt kolektiv të pedofilisë”.

Elaborimi i tij i plotë:

“pra, mund ta relativizojmë sa te duam pedofilinë kolektive?! Për humor, në një mbrëmje private edhe mund ta bëjmë. Por jo t'i drejtohem ministres së drejtësisë, sepse në këtë rast jemi duke i thene se një gjyqtar ka të drejtë ta trajtoje një akt kolektiv të pedofilisë si një akt humori të pafajshem. Pastaj kemi të drejtë të shkojme edhe me larg, aq larg sa nuk ta pret mendja. Për shembull, të mendojnë se grate mund t'i hedhin në zjarr pasi t'u vdese burrit. Ja dhe një humor tjetër. Mendon se tallesh me pushtetin, por ne fakt po tallesh me viktimen.”

Lajme të ngjashme