Hovenier me O’Brien dhe Kurtin: Takim produktiv, presim zbatimin e obligimeve të marra në dialog
Në takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, prezent ishte edhe amasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili e quajti “takim produktiv” dhe se Shtetet e Bashkuara presin zbatimin e obligimeve të marra në dialogun Kosovë-Serbi.
“Kënaqësi të bashkohem me Ndihmës Sekretarin O’Brien për takimin e tij produktiv me kryeministrin Kurti. Ne presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha obligimet e marra në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier.
Pleasure to join Assistant Secretary O’Brien for his productive meeting with PM Kurti. We look to Kosovo and Serbia to fulfill all obligations entered into under the EU-facilitated Dialogue. https://t.co/0Q27NVLFNF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 24, 2024
Që Kosova të ec para në integrime euroatlantike (i.e, anëtarësim në KiE) duhet zbatimi i zotimeve të ndërmarra në dialog, që përfshin “përparim urgjent për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe”, ka thënë, Jim O’Brien në takimin me Kurtin.
Këtë njoftim O’Brien e bëri në rrjetin e tij në “X” ku tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin integrimin euroatlantik të Kosovës, por se për këtë “që të ecet para” i ka theksuar “përparim urgjent me Asociacionin”.
“Diskutova me Kurtin hapat pozitivë që nevojiten”, ka shkruar Jim O’Brien.