Hovenier: Jam i shqetësuar me deklaratat që thonë se raporti Kosovë-Amerikë nuk është prekur
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur i shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se nuk është prekur raporti në mes Kosovës dhe Amerikës pas vendimit për ndalimin e dinarit nga ana e BQK-së.
Në një konferencë për medie, Hovenier e theksoi në mënyrë të nënvizuar se tashmë janë prekur marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së.
“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të prekur nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata.” – tha ai.