Me dhunë a pa dhunë? Andin Hoti lë përshtypje se po gënjen për atë që ndodhi dje në Bruksel - NACIONALE

Me dhunë a pa dhunë? Andin Hoti lë përshtypje se po gënjen për atë që ndodhi dje në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, nuk ka treguar në mënyrë të qartë se çka janë pajtuar Kosova dhe Serbia dje në Bruksel në lidhje me personat e zhdukur gjatë luftës duke e fshirë një status dhe duke e ndërruar me një tjetër.

Çështja kryesore aktualisht është nëse do të pranojë Serbia që t'iu referohet personave të zhdukur si persona të zhdukur me dhunë. Kryenegociatori serb Petar Petkoviq dje tha që Serbia e kishte shmangur përdorimin e këtij termi, por krejt ndryshe sot u shpreh z. Hoti... të paktën deri sa nuk i ra pishman.

Fillimisht, ai shkroi se Serbia e ka pranuar “deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”.

Por, shumë shpejt e ka fshirë këtë status dhe ka shkruar një status të ri, në të cilin fjalën “me dhunë” e ka fshirë.

Dje, pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim)”, kishte shkruar në statusin e parë.

Në statusin e dytë, ai shkruan se Serbia ka pranuar deklaratën për personat e zhdukur.

Dje, pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim). Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjesisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb.Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishmë, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezentimin e dokumentave serkrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka treguar se pas pranimit të deklaratës nga niveli i lartë, do të të bëhen publikedetajet shtesë.

Sapo të pranohet deklarata nga niveli i lartë, do ti publikojmë edhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e kësaj deklarate. Pavarësisht që me duhet të them që për mua si familjar, ky është vetëm hapi i parë në adresimin politik të çështjes së personave të zhdukur me dhunë, dhe rëndësia e kësaj deklarate arrihet në momentin e respektimit dhe zbatimit të plote të saj, për çka presim përkrahjen e fuqishme dhe të nevojshme nga miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA e BE. Mbetet edhe shumë pune dhe përpjekje për tu bërë që të arrijmë në qëllimin tonë kryesor: Zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur me dhunë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme