Petkoviq pas takimit në Bruksel: Diskutuam për hapat konkret për themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Petkoviq pas takimit në Bruksel: Diskutuam për hapat konkret për themelimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Petar Petkoviq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u takuan në një mjedis trepalësh në Bruksel të martën pasdite, 4 prill.

Pas takimit, Petkoviq bëri një deklaratë për media, në të cilën tha se ishin pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Kjo deklaratë do të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton REL.

Në këtë deklaratë, Petkoviq tha se se nuk e kishin pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme.

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë. Pas kaq vitesh sot diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit tripalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit.” - ka thënë Petkoviq.

Para këtij diskutimi, Lajçak u takua veçmas me përfaqësues nga Kosova dhe Serbia, si dhe me Derek Chollet, këshilltar i lartë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Ndërkohë, ai ishte takuar edhe me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.

Lajme të ngjashme