Hoti rendit shtatë probleme në Kosovë dhe tregon qasjen që duhet ndjekur
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është për shkak të “veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon”
“Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t'i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t'i kishte zbutur pasojat për qytetarët.”, ka shkruar ai.
Hoti gjithashtu ka listuar disa probleme për të cilat ka shprehur edhe qëndrimin e tij.
Për deklarimet e Kurtit për luftë, Hoti ka thënë se duhet të flitet për fqinjësi të mirë, për paqe, për zhvillim e integrim në NATO dhe BE.
Ai gjithashtuka shprehur mendimin edhe për tema të tjera aktuale në vend.
