Hoti porosi Qeverisë: Nëse rrezikoni mbështetjen nga ShBA, do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës - NACIONALE

Hoti porosi Qeverisë: Nëse rrezikoni mbështetjen nga ShBA, do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një koment në profilin e tij në Facebook në dukje kritik ndaj raporteve të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka numëruar shtatë gjëra të mira që pretendon se i kanë ardhur Kosovës pas koordinimit të veprimeve me Shtëpinë e Bardhë.

Mes tyre janë: njohja nga Izraeli, demarkimi i një pjese të kufirit me Serbinë, sigurimi i mbështetjes për projekte madhore të hekurudhave dhe autostrafave, siurimi i mbështetjes nga MCC për gaz dhe energji, nënshkrimi i marrëveshjes për incentiva të investimeve dhe qasje në tregje amerikane, dhe kornizimi i dialogut vetëm për njohje reciproke.

Të gjitha këto, janë arritur gjatë Qeverisë Hoti.

Ish kryeministri ka porositur Qeverinë që të mos rrezikojë “këtë mbështetje” sepse (sic) “do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës.”

Kujtojmë se dje emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka pranuar se i ka kërkuar Qeverisë shtyrjen e afatit për regjistrimin e targave në RKS nga qytetarët serbë të vendit.

Statusi i plotë:

Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:

1. ka ndodhur njohja nga Izraeli,

2. e kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,

3. e kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,

4. e kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,

5. e kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,

6. e kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.

7. e kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.

Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme