Hoti përjashton mundësinë e një koalicioni me VV-në: Po punojmë për t’i fituar këto zgjedhje - NACIONALE

Hoti përjashton mundësinë e një koalicioni me VV-në: Po punojmë për t’i fituar këto zgjedhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për mundësinë e një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) pas zgjedhjeve të ardhshme. Hoti ka theksuar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk siguron fitore, partia duhet ta pranojë rolin e saj në opozitë, duke përjashtuar kështu çdo partneritet me LVV-në në qeverisje.

“Ne jemi duke punuar për t’i fituar këto zgjedhje. Nëse marrim besimin e qytetarëve, ne duhet të udhëheqim me qeverinë e Kosovës, e mandej koalicionet eventuale që mund të bëhen është çështje tjetër. Duhet të ndërtojmë koalicione të qëndrueshme dhe të përafërta me programin e LDK-së. Kjo pra nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet. Nëse nuk i fiton zgjedhjet, LDK-ja duhet të mbetet në opozitë”, deklaroi deputeti i LDK-së, Hoti në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme