Hoti për mosrealizimin e investimeve kapitale: Rrugët e nisura nga qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë - NACIONALE

Hoti për mosrealizimin e investimeve kapitale: Rrugët e nisura nga qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ekonomisë së vendit i mungojnë qindra miliona euro, për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se rrugët rajonale kanë mbetur në gjysmë, të cilit veç se ishin nisur nga qeveritë e kaluara.

“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka publikuar edhe historikun e realizimit të investimeve kapitale në disa prej qeverive.

“- Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%

- Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%

- Pandemia covid-19 (2020) 9.7%

- Qeveria Kurti (2021-2024) 10%

* Vërejtje: realizimi për 2024 është për 9 muaj, por që nuk e ndryshon analizën në thelb edhe nëse rritet realizimi gjatë muajve të mbetur.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme