Hoti për letrën e komandant Jasharit: Tepër shqetësuese
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për letrën e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, lidhur me ushqimin në FSK.
Hoti ka thënë se kjo situate është tepër shqetësuese.
Postimi:
Si mund të jemi të sigurtë se kjo mazhorancë mund të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së?
Deklarimi i sotëm në media, ku Komandanti i FSK-së ngrit shqetësimet e tij tek Ministri dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, është tepër shqetësues.