Hoti: Nga 1 shtatori inspektime digjitale të vendpunishteve dhe mbikëqyrje me dronë - NACIONALE

Hoti: Nga 1 shtatori inspektime digjitale të vendpunishteve dhe mbikëqyrje me dronë

6 orë më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Punës, Andin Hoti, ka njoftuar se nga 1 shtatori Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë plotësisht në inspektime digjitale.

Sipas tij, sistemi i ri do të mundësojë dokumentim në kohë reale, më shumë transparencë, llogaridhënie dhe monitorim më efikas në terren.

Hoti bëri të ditur se do të nisë edhe përdorimi i dronëve për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar.

Ai shtoi se do të forcohet edhe koordinimi ndërinstitucional për shkëmbim më të shpejtë të informacionit dhe mbikëqyrje më parandaluese.

Lajme të ngjashme