Hoti: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër - NACIONALE

Hoti: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk pret ndonjë rezultat nga takimin Kurti-Vuçiq, i cili do të mbahet nesër në Bruksel.

Ai ka bërë me dije se nesër do të diskutohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila, sipas tij, është arritur në villen e Titos.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se nesër nuk negociohet për njohje reciproke, ngase Kosova ka hequr dorë nga ky synim me marrëveshjen e fundit.

“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme