Hoti rendit fakte sipas të cilit dëshmohet ‘rritja jo reale’ e të hyrave të Administratës Tatimore - NACIONALE

Hoti rendit fakte sipas të cilit dëshmohet ‘rritja jo reale’ e të hyrave të Administratës Tatimore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka listuar tri fakte sipas të cilit dëshmojnë qartë se rritja e të hyrave të ATK-së ka ndodhur si rezultat i tyre.

“1. Çmimet e mallrave ushqimore bazike janë rritur deri në 64% (sipas Agjencisë së Statistikave).

2. Rritja ekonomike është ulur në vetëm 2.14% në tremujorin e tretë të këtij viti.

3. Të hyrat e ATK-së janë rritur me 21%.”

Sipas Hotit, bazuar në këto fakte, rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e çmimeve të mallrave, e jo nga rritja e aktivitetit ekonomik.

Ai ka thënë se në qoftë se Qeveria do të ulte TVSH-në në produkte ushqimore dhe naftë, si dhe të pezullonte përkohësisht akciza në naftë, atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve.

Postimi:

Lajme të ngjashme