Hoti kundërshton Fondin Sovran: Vendime tipike të sistemeve komuniste - NACIONALE

Hoti kundërshton Fondin Sovran: Vendime tipike të sistemeve komuniste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran që ka paraqitur qeveria Kurti, duke e konsideruar atë si hap konkret drejt vendosjes së ekonomisë së komanduar, një sistem që, siç theksoi ai, ka dështuar në të gjitha vendet ku ka qenë zbatuar.

Duke iu referuar disa vendimeve që, sipas tij, janë karakteristike të sistemeve komuniste, duke përfshirë uljen e pagave, vendimin për caktimin e marzhave të fitimit, shtetëzimin e Odës Ekonomike, si dhe marrjen e të hyrave vetanake të komunave.

Postimi i plotë:

Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.

Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.

Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:
- ulja e pagave,
- ligji për çmimet maksimale,
- vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,
- tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,
- marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.

Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.

Lajme të ngjashme