Hoti kritikon qeverinë për shtesat: Shpenzojnë mbi 50 milionë euro ndihma të njëhershme, që nuk zgjidhin asnjë problem afatgjatë - NACIONALE

Hoti kritikon qeverinë për shtesat: Shpenzojnë mbi 50 milionë euro ndihma të njëhershme, që nuk zgjidhin asnjë problem afatgjatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Hoti ka theksuar se qysh në vitin 2022, kur inflacioni ishte në pikun e tij, opozita ka propozuar indeksimin e pensioneve dhe asistencës sociale për të mbrojtur familjet nga rënia e fuqisë blerëse.

Ai gjithashtu ka kritikuar faktin që Qeveria nuk ka pranuar reduktimin e TVSH-së për mallrat themelore për konsum, një masë që sipas tij do të ndihmonte në zbutjen e pasojave të rritjes së çmimeve.

Lajme të ngjashme