Hoti: Ata që po marrin këto vendime të marra në RTK, herët a vonë do të mbajn përgjegjësi - NACIONALE

Hoti: Ata që po marrin këto vendime të marra në RTK, herët a vonë do të mbajn përgjegjësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit arbitrar për t’i përjashtuar gjashtë gazetarët ndë më eminent që ka RTK-ja, nga magazinat ku të njejtit ishin figurat më të njohura për publikun që RTK ka.

Hoti i ka quajtur këto vendime si të marra, që mirren nëpër regjime jodemokratike, tek sa ka paralajmëruar menaxhmentin, se herët a vonë do të japin përgjegjësi.

E plotë:

Krejt stafin e RTK-së e lënë pa rroga, edhe pse e dinë se kjo situatë zgjidhet sipas praktikave të mëparshme, pa u dëmtuar asnjë cent i buxhetit nga ajo që është planifikuar për RTK-në me ligj të buxhetit.

Tash i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista.

Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike.

Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime të marra, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë.

Por ligjit nuk i shpëtojnë, sado me vonesë. Lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje.

Lajme të ngjashme