Historiani shqiptar: Deklaratat e Vuçiqit janë marrëzi, Serbia e di që s’lufton dot me shqiptarët - NACIONALE

Historiani shqiptar: Deklaratat e Vuçiqit janë marrëzi, Serbia e di që s’lufton dot me shqiptarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Historiani Paskal Milo ka thënë se nuk ka rrezik për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, pavarësisht se situata është e tensionuar.

Milo për Euronews Albania, ka thënë se Serbia e dinë se nuk mund të futet në luftë me Kosovën dhe deklarat e Vuçiqit për të kthyer ushtrinë serbe në veri janë një marrëzi.

Nuk do ketë rrezik për përshkallëzim veç tensioneve. Vetë Vuçiç e di shumë mirë se nuk do shkojë të ndeshet me shqiptarët vetëm, se prapa tyre qëndron edhe KFOR edhe EULEX, dhe pas tyre SHBA dhe BE. Është marrëzi deklarata e Vuçiç për të kthyer ushtrinë serbe në veri. Është e pakthyeshme. Është vetëm një letër që luhet për të forcuar pozitën e tyre në negociata”, ka thënë Milo.

Lajme të ngjashme