“Hiqni ca mëditje e shëtitje dhe zgjidhja është e lehtë”; Abdixhiku i reagon Kurtit për protestën e njësiteve speciale - NACIONALE

“Hiqni ca mëditje e shëtitje dhe zgjidhja është e lehtë”; Abdixhiku i reagon Kurtit për protestën e njësiteve speciale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u lëshua në shifra e përqindje për të trullosur logjikën me ninulla statistikore, se gjoja njësitet speciale “po paguhen mbi 2 mijë e 200 euro” në muaj e më shumë se paga e vetë Presidentes së Kosovës, ka reaguar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili tha se paga e tyre është “550 euro bruto” ndërsa për të arritur në “2 mijë e 200” policët “duhet të luftojnë me kriminelë e terroristë, me nga 20 orë punë e 4 orë gjumë - dhe atë çfarë pune e çfarë gjumi se!”.

Reagimi i Abdixhikut:

Për t’i marrë 2,200 euro u duhet të luftojnë me kriminelë e terroristë, me nga 20 orë punë e 4 orë gjumë - dhe atë çfarë pune e çfarë gjumi se!

I thonë punë jashtë orarit; punë shtesë. Për punë të tillë mos paçin nevojë asnjëherë; por janë aty sa herë që kemi nevojë; si vend, si shtet si shoqëri. I thonë angazhim patriotik për atdheun.

Paga e tyre është 630 euro BRUTO!

Kaq paguhen.

550 euro NETO!

Po kërkojnë dinjitet. Dhe dinjitet meritojnë këta dhjetra djem. Hiqni ca meditje nga shëtitjet e thata dhe zgjidhjen e keni krejt të lehtë.

Një Qeveri normale nuk do të lejonte - aq më pak pas sulmit terrorist - t’i kishte djemtë elitarë në protestë. Një Qeveri normale nuk do t’i trajtonte këta djem me propagandë!

Por Qeveri normale nuk ka ky shtet. Ka mashtrues që nxisin turma edhe në këtë temë. Edhe një përplasje e re. Edhe një propagandë. Sikurse me minatorë, mësues, polic e me secilën shtresë në këtë vend.

Drejt fundit.

Kosova do të bëhet më mirë!

Lajme të ngjashme