Hill: Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës, presim përpjekje shtesë për de-përshkallëzimin
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka shprehur sot mbështetjen e tij ndaj lirimit të tre policëve të Kosovës nga autoritetet serbe, të cilët ishin rrëmbyer më 14 qershor.
Duke u shprehur pozitivisht për vendimin e gjykatës për lirimin e tyre, ai ka njoftuar se pritet të ndërmerren hapa të tjera për të zvogëluar tensionet dhe për të arritur një situatë më të qetë.
“Mirëpresim lajmin për vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës aktuale”, tha Hill për Kosova-Online.
Më tej ai bëri thirrje për miratimin urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm në dialog.