Hill ia bën të qartë Serbisë: S’besoj që Putinit i intereson për Kosovën, dëshiron të legjitimojë atë ia bëri Ukrainës - NACIONALE

Hill ia bën të qartë Serbisë: S’besoj që Putinit i intereson për Kosovën, dëshiron të legjitimojë atë ia bëri Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan, Christopher Hill ka thënë se situata mes Kosovës dhe Ukrainës nuk mund të krahasohet.

Hill në televizionin Nova S u pyet se pse Ukrainës nuk po i kërkohet që t’i dorëzojë territoret e saj, kur Serbisë iu kërkua që të dorëzohet për Kosovën.

“Ne nuk konsiderojmë që situata në Kosovë, e cila ndodhi para 23 vitesh, është e ngjajshme në ndonjë mënyrë me agresionin e armatosur dhe invazionin rus, sulmin në ndërtesat ku qytetarët banojnë, ne nuk shohim ndonjë lidhje mes këtyre dy situatave”, tha ambasadori amerikan.

Ai mes tjerash, ka folur edhe për pozicionin e Putinit, i cili në shumë paraqitje të tij e përmend Kosovën.

“Nuk mendoj që atij i intereson për Kosovën, thjesht po mundohet që disi të legjitimojë atë që ia bëri fqinjëve të tij”, ka thënë ambasadori Hill.

Lajme të ngjashme