Hill: '' Ballkani i Hapur lehtëson lëvizjen përtej kufijve'' - NACIONALE

Hill: '' Ballkani i Hapur lehtëson lëvizjen përtej kufijve''

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha në Shkup se iniciativa ‘’Ballkani i Hapur’’ krijon një ndjenjë të fqinjësisë së mirë, dhe që kjo iniciativë nuk i ndan kufinjtë, por i bashkon ata dhe i bën ata të hapur, që është veçanërisht e rëndësishmë për Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën e sotmë ‘’ Sfidat dhe ngarjet e e sigurisë rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor’’ organizuar nga Qenda Presidenciale për Edukim Politik, Hill tregoi se qëllimi i Ballkanit të Hapur është të krijojë një ndjenjë të komunitetit dhe mënyrave të funksionimit me fqinjët- raporton Kosovo Online.

“Ballkani i hapur krijon fqinjësi të mirë dhe lehtëson lëvizjen përtej kufijve. Qëllimi i iniciativës është krijimi i një mënyre bashkëpunimi me fqinjët”- tha Hill.

Ai tha se ka shpresë për të sjellë optimizmin amerikan në Ballkan.

“Sinqerisht, nëse shkoni në SHBA, mund të përballeni me disa gjëra të tjera në atë zonë. Por sinqerisht, unë isha këtu në vitin 1996 dhe nuk kishte shumë arsye për t'u ndier shumë optimist dhe shikoni se çfarë po ndodh në këtë periudhë’’- shtoi Hill.

Ai beson se udhëheqja ruse ‘’e çoi qytetërimin në pyll’’. Duke shtuar se tragjedia është ajo që i bënë Ukrainës, por edhe një tragjedi e madhe qe i bën vetes.

“Një udhëheqje e tillë në Rusi e ka çuar qytetërimin në pyll. Tragjedia është ajo që i bënë Ukrainës, një tragjedi e madhe, por edhe një tragjedi e madhe që i bënë vetes. Ne duhet dhe kur them ne, e kam fjalën për SHBA-të dhe aleatët e saj, ne duhet të jemi fituesit, duhet ta kemi të qartë se nuk duhet të sulmoni fqinjin tuaj dhe të vrisni fëmijët e fqinjit tuaj. Kjo është shumë emocionale, por ka gjëra për të cilat duhet të jemi të qartë dhe të gatshëm për t'u marrë me to derisa të fitojmë”- tha Hill.

Lajme të ngjashme