Hidhet poshtë raportimi, Shërbimi Korrektues: Nuk është sulmuar Ekrem Rexhepi - NACIONALE

Hidhet poshtë raportimi, Shërbimi Korrektues: Nuk është sulmuar Ekrem Rexhepi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak më parë në media u raportua se i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares, Ekremi Rexhepi është sulmuar fizikisht nga të burgosurit.

Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësin e Shërbimit Korrektues, Florent Gashi, i cili ka hedhur poshtë këto raportime.

Ai tha se nuk është sulmuar i dyshuari. Por se është dërguar në Burgun e Sigurisë së lartë, për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm.

"Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet", tha Gashi për Nacionalen.

Lajme të ngjashme