Hetimet nga Prokuroria për vilat në Batllavë, reagon Shpejtim Bulliqi - NACIONALE

Hetimet nga Prokuroria për vilat në Batllavë, reagon Shpejtim Bulliqi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pasi Prokuroria konfirmoi se po i shqyrton deklaratat e drejtorit të shkarkuar të Inspeksionit, Besnik Mulliqi.

Kryetari i Podujevës është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë.

POSTIMI:

Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës.

I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje.

Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zonë.

Lajme të ngjashme