Hetim prej disa muajsh: Policia me aksion në Suharekë, kapet sasi e heroinës - NACIONALE

Hetim prej disa muajsh: Policia me aksion në Suharekë, kapet sasi e heroinës

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre persona, kjo pas një hetimi prej disa muajsh.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara janë gjetur dhe konfiskuar: sasi e substancës e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 3 armë zjarri, 1 pushkë gjuetie, fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme