Heroi i ditës – Ky është qytetari që dyshohet se e vrau autorin e masakrës në Mal të Zi - NACIONALE

Heroi i ditës – Ky është qytetari që dyshohet se e vrau autorin e masakrës në Mal të Zi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje makabre ndodhi në Cetinje të Malit të Zi. 11 persona u vranë e 6 u plagosën nga Vuk Boriloviq, një qytetar malazez.

Përpjekjet e shumta të Policisë për të ndaluar masakrën dhe arrestuar autorin, kanë hasur në kundërshtinë e 34-vjeçarit, i cili mësohet të ketë qëlluar me armë edhe në drejtim të forcave të rendit.

Pas masakrës me dhjetë të vrarë, autori i krimit të rëndë që tronditi shtetin e vogël ballkanik, është qëlluar për vdekje nga një tjetër qytetar. Në vendngjarje shkoi edhe prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, Policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Nga ana e shërbimeve policore nuk u dha asnjë detaj se cili ishte qytetari që kishte qëlluar ndaj 34-vjeçarit.

Në media ka nisur të publikohet fotografia e qytetarit që dyshohet se e ka qëlluar autorin e ngjarjes së tmerrshme në Mal të Zi.

May be an image of 1 person

Lajme të ngjashme