Heqja e urdhërarrestit për Radojiçiqin, Musliu: S’kam koment, s’ka pasur arsye të bëhet
Dje Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, deklaroi se ai kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radojiçiqit, tashmë i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe dhe njeriu që e udhëhoqi sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Në lidhje me këtë temë ka folur Agim Musliu, njohës i çështjeve të sigurisë. Në një prononcim për Telegrafin, Musliu deklaroi se nuk ka pasur asnjë arsye të largohet urdhri i arrestit.
“Milan Radoiçiq është kriminel i ndjekur edhe ndërkombëtarisht edhe nga INTERPOL-i edhe nga EUROPOL-i edhe është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sa i përket kësaj që e thatë ju, që Isufaj e ka ndaluar ndjekjen penale të kryeterroristit Milan Radojçiq unë nuk kam koment, nuk i di rrethanat pse ka ndodhur kjo, por sidoqoftë nuk ka asnjë arsye të bëhet kjo sepse Milan Radojçiq ka qenë kryekomandanti i terroristëve i cili ka sulmuar direkt shtetin e Kosovës, Republikën e Kosovës.” – deklaroi ai.