Heqja e stikerave nga targat, ambasadori francez: Shembulli i mirë për t'u ndjekur edhe në zbatimin e marrëveshjeve të tjera
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot përmes një postimi në Twitter ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia tashmë po lejojnë veturat me tabela shtetërore të qarkullojnë nëpër të dy vendet.
Në këtë postim, Guerot ka thënë se tashmë s’ka nevojë për stikersa në targat e automjeteve kosovare dhe serbe.
Ai tutje është shprehur se kjo është një mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua lehtësuar jetën qytetarëve në të dy vendet, duke shtuar se një ky është një shembull që duhet ndjekur edhe për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.
“Nuk ka më nevojë për stikera në targat të automjeteve kosovare dhe serbe. Një mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua bërë jetën më të lehtë qytetarëve të të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë. Një shembull i mirë për t'u ndjekur për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.” – ka shkrua Guerot.
Plus besoin d’autocollants sur les plaques d’immatriculation des véhicules kosovars et serbes.
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 5, 2024
Bonne manière de commencer l’année, en facilitant la vie des citoyens des deux pays🇽🇰🇷🇸
Un bon exemple à suivre pour la mise en œuvre des autres accords.