Heqja e sanksioneve, Hamiti: Pushtetarët po e shohin si sukses, por po harrojnë se për faj të kujt u vendosen - NACIONALE

Heqja e sanksioneve, Hamiti: Pushtetarët po e shohin si sukses, por po harrojnë se për faj të kujt u vendosen

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetarët që po e konsiderojnë si sukses heqjen e sanksioneve të BE-së.

Ai ka bërë me dije se zyrtarët qeveritarë po harrojnë se për faj të kujt u vendosen masat ndëshkuese.

Heqjen e sanksioneve të BE-së, që qytetarët e Kosovës i vuajtën mbi dy vjet e gjysmë, dikush po e sheh si sukses të Kosovës. Këta që po e shohin të tillë, po harrojnë ose s’duan ta thonë se vendosja e këtyre sanksioneve të ashpra ekonomike më 28 qershor 2023 ishte për faj të dikujt”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, për Qeverinë Kurti, fajtore për gjithçka është vetëm opozita.

Për apologjetët e Albin Kurtit, Qeveria e tij s’ka asfarë faji. Për krejt dështimet e saj fajtore janë ose qeveritë e mëhershme të Kosovës (‘regjimi i vjetër’), opozita e sotme, ose të tjerët, duke përfshirë partnerët ndërkombëtarë. Sikur regjimi i këtyre pesë viteve të mos ishte në pushtet, por në opozitë: pa përgjegjësi objektive për gjendjen aktuale të keqe në Kosovë”, ka vlerësuar ai.

Lajme të ngjashme