Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla”, tregon se në bankë ka mijëra euro - NACIONALE

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla”, tregon se në bankë ka mijëra euro

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrit të Financave, Hekuran Muratit i është shtuar vlera e aksioneve që mban në kompaninë “Tesla”.

Kjo është evidentuar në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas këtij deklarimi, ministrit Murati në kompaninë amerikane teknologjike “Tesla” ka shkuar në rreth 46 mijë euro. Vitin e kaluara vlera e aksioneve të tij në këtë kompani kapte vlerën 39 mijë euro.

Deklarimi i i pasurisë gjithashtu tregon se aksionet e Muratit në kompaninë “Netflix” janë zbritur nga rreth 17 mijë në 16 mijë euro.

Zyrtari i lartë i VV-së ka treguar se aksione ka edhe në kompanitë gjermane “Allianz” dhe “Volksëagen”.

Ndër të tjera, Murati ka deklaruar se mban 6,700 euro në banka.

Lajme të ngjashme