Haziri: Vit i humbur për qytetarët e Gjilanit, komuna po udhëhiqet nga një shumicë artificiale - NACIONALE

Haziri: Vit i humbur për qytetarët e Gjilanit, komuna po udhëhiqet nga një shumicë artificiale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivelin qendëror, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media, pas takimit të kryesisë.

Haziri, i ka parë me shqetësim “avaritë” siq i quan ai, në Kuvendin e Gjilanit, në mes mazhorancës.

Përplsejt që u panë ditë më parë, sipas Hazirit mund ta lëkundin stabilitetin politik, në kuvend e rrjedhimisht në qytet.

Ajo që ne kemi në fokus të debatit është gjendja në Kuvendin Komunal. Humbja e shumicës politike e ndërtuar me rastin e zgjedhjes së ekzekutivit të ri, tashmë në Gjilan është faktuar. Partia në pushtet bashkë me partitë e koalicionit kanë ndërtuar një shumicë artificiale e cila nuk po funksionon. Avaritë që kanë dal në Kuvendin Komunal janë shqetësuese për stabilitetin politik në komunën tonë dhe shqetësuese për politikat zhvillimore, të cilat kanë mbetur peng i zhvillimit për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike. Ne thërrasim për stabilitet politik, ku roli jonë si parti e parë dhe më e madhja në Gjilan ka me qenë gjithmonë në funksion të zhvillimit. Por, ne nuk mund të marrim pjesë në kazanin e zierjes së shumicave artificiale” ka thënë Haziri

Tutje Haziri ka përmendur, se asnjë investim i ri nuk ka ndodhur në qytetin e Gjilanit për një vit, e sipas tij, ky vit për qytetarët e kësaj komune, mund të quhet i humbur.

Është shqetësues fakti që asnjë investim i ri brenda dhjetë muajve nuk ka ndodhur deri sot në Gjilan nga kjo administratë. Përkundrazi, kanë ndërprerë kontrata si puna e Stadiumit, mos miratim të planit detaj të propozuar nga konsesionerët e Hidomoravës e që lidhet me pusetat në shtrirjen e rrjetit të ri të kolektorit të ujërave të zeza, mos ndarja e mjeteve të shpronësimit, pastaj ndërhyrje në Komisione profesionale e nepotizëm të theksuar në punësim etj. Krejt kjo avari e Kuvendit Komunal është reflektim i mospunës në ekzekutiv.

Ky vit është i humbur, por mund të jetë determinues a do të jetë mandat i humbur për Gjilanin. Interesi ynë është që ky vit i humbur të kompensohet me bashkëpunim e aktivizëm, duke u bazuar në rregullore dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, ka deklaruar i pari i LDK-së në Gjilan.

Lajme të ngjashme