Haziri: S’keni parë asgjë akoma, do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit - NACIONALE

Haziri: S’keni parë asgjë akoma, do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në vend që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, presidentja dhe kryeministri kanë zgjedhur beteja të vogla.

Sipas tij, për të disatën herë, Kurti e Osmani po vendosin interesat personale para interesave të shtetit.

Ai ka thënë “nuk keni parë asgjë akoma”, mes tjerash.

Postimi i plotë:

Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën. Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!

Lajme të ngjashme