Haziri: Qeveria me ndërkombëtarët ka raport mosbesimi - NACIONALE

Haziri: Qeveria me ndërkombëtarët ka raport mosbesimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se ndërkombëtarët nuk po u besojnë liderëve të Kosovës.

Blic Interview”, ai citohet të ketë thënë se raporti i qeverisë me ndërkombëtarët, është “raport mosbesimi”.

Sipas tij, ky është raport i kushtëzuar dhe kërkohen veprime.

“Raporti i qeverisë tani me ndërkombëtarët është raport mosbesimi, i kushtëzuar dhe kërkohen veprime. Nuk besohet më në qëndrime politike, deklarative që themi ne, nuk besohet më në zotime me shkrim, bardh e zi, nënshkruajnë tri autoritetet kryesore, ‘Trojka e Kosovës; që e kanë shumicën parlamentare që udhëheqin me Kosovën, që nuk po qeverisin fatkeqësisht por po administrojnë, por ky është problem i brendshëm.” - ka shtuar Haziri.

Lajme të ngjashme