Haziri: Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes - NACIONALE

Haziri: Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësimin e tij pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në këtë komunë, duke përfshirë vrasjen trefishtë të sotme dhe rastin e dhunës grupore ndaj një të miture.

Haziri theksoi se Gjilani, dikur i njohur për paqen dhe respektin, ka kaluar në një fazë të errët, duke u shndërruar në një qytet të mbushur me dhimbje dhe ngjarje të trishtueshme.

Reagimi:

Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë

Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë.

I denojmë këto akte dhe kërkojmë nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund.

Është e dhimbshme që prej epitetit qytet i paqes e i respektit dhe qytetit pa asnjë vrasje, në vitet e fundit Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të personave të vrarë sot, ndërsa përsonit të plagosur i urojmë shërim të shpejt!

Lajme të ngjashme