Haziri për vizitën e Blinkenit në Shqipëri: Ka qenë e planifikuar në Prishtinë, nëse Kurti do të sillej si burrështetas
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për “Debat Plus”, ka bërë një deklaratë lidhur me vizitën e sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken, në rajon. Haziri tha se në vend të Shqipërisë, pritej që Blinkeni të vizitonte Kosovën, por për shkak të qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti për dinarin, kjo vizitë u anashkalua.
Sipas Hazirit, pritjet ishin që pas vizitës në Shkup, Blinkeni të vizitonte Prishtinën. Megjithatë, për shkak të mungesës së pramgatizmit nga ana e kryeministrit Kurti, kjo vizitë nuk u realizua
“Ka qenë vizitë e mirë, është anashkalu Prishtina, unë e di që ajo ka qenë e planifikuar në Prishtinë, me u pasë mbajt fjala, me u pasë sjell si burrështetas. Në partneritet edhe kur thuhet JO arsyetohet jo-ja, pranohet. Jam dëshmitar, ka pasë situata kur kemi thënë qëndrimi ynë është ky. Tash po mungon pramgatizmi, nganjëherë ka nevojë me u arsyetu qëllimi si një fëmije 7 vjet”, tha ai.