'Shtohen apetitet në LDK': Haziri nuk e përjashton veten ose Abdixhikun për postin e Presidentit nëse i ofrohet nga VV-ja - NACIONALE

'Shtohen apetitet në LDK': Haziri nuk e përjashton veten ose Abdixhikun për postin e Presidentit nëse i ofrohet nga VV-ja

5 orë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, e siç duket janë shtuar apetitet për të marrë postin e Presidentit në rast se kjo e fundit i ofron këtë post LDK-së.

Haziri ka thënë se nëse VV i ofron LDK-së postin e Presidentit të vendit në një marrëveshje eventuale, atëherë mund të jetë emri i Lumir Abdixhikut, por që nënkryetari i LDK'së nuk e ka përjashtuar as veten, pasi siç ka thënë “pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”.

“Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”, theksoi Haziri për REL.

Ndryshe, në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja garoi si kandidate për presidente me Vjosa Osmanin dhe jo Lumir Abdixhikun, por sipas Hazirit, LDK nuk mund t’ia sigurojë Osmanit të gjitha votat e deputetëve të tyre.

Duhet theksuar se LDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka marrë 18 deputetë dhe doli si partia e tretë, pas VV dhe PDK-së.

Lajme të ngjashme