Haziri: Mos u merrni me dëshirat e ministrave serbë, t`i kthehemi punës për bashkimin e shqiptarëve - NACIONALE

Haziri: Mos u merrni me dëshirat e ministrave serbë, t`i kthehemi punës për bashkimin e shqiptarëve

1 orë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka bërë thirrje që të injorohet deklarata skandaloze e ministres serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve.

Ai ka bërë me dije se shoqëria shqiptare duhet t’i kthehet bashkëpunimit e dialogut i cili dërgon drejt bashkimit të shqiptarëve!

Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka shkruar se deklarata e ministres serbe është vazhdimësi i projekteve të mëhershme serbe.

“Mos u merrni me dëshirat e ministrave dhe kryeministrave serbë, t’i kthehemi bashkëpunimit e dialogut për të shkaktuar procese e të relizojmë ëndrra për bashkimin e shqiptarëve! Përkitazi me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunovic, për ‘spastrimin e Kosovës’, nuk duhet të harrojmë që ‘opercacioni patkoi’ ka qenë pikërisht për spastrimin etnik të Kosovës, që shefi i saj dhe popullit serb, Milosevic, ka provu por ka deshtu. Me dalë kjo deklaratë 27 vjet pas luftës, është veç me i mbetë merak dikujt. Sa për rikujtim, kjo është hera e pestë për 120 vjet që serbët kanë dështu në spastrimin etnik të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme