Haziri: Marrëveshja e Ohrit është gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës - NACIONALE

Haziri: Marrëveshja e Ohrit është gjëja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij, marrëveshja e arritur mes Kurtit dhe Vuçiqit "është marrëveshja më e keqe për Kosovën."

Haziri po ashtu përmendi se kufizimet janë shtrirë edhe tek zyrtarët qeveritarë, përfshirë kryeministrin Kurti, të cilët tani përballen me kufizime për të mbajtur takime si pasojë e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Ku jemi sot Kosova, kjo Qeveri ka futur Kosovën në raporte të kushtëzuara në sanksione financiare. Edhe sot flasim për raportet kryesore me Serbinë, dhe sot raportet diplomatike i ka të kushtëzuara me BE-në, ju e dini se ata kanë përfunduar negociatat me BE-në, kanë qenë duke pritur datën. Çka ka ndodhur tash? BE-ja ia ka amendamentuar kapitullin e 35-të të fqinjësisë së mirë me Marrëveshjen e Ohrit, që për ne LDK-në, është marrëveshja më e keqe për Kosovën që e ka mbërri Kurti-Vuçiq, por që është bërë. Serbisë iu është hapur kaptina e fqinjësisë me Kosovën. Por Kosovës për shkak të kësaj marrëveshje dhe bojkotit e kanë vendosur në sanksione financiare”, tha ai.

Lajme të ngjashme