Haziri: Kurti i quajti 'alalfabetë funksionalë’ mërgatën tonë - poshtërimi më i madh që ua ka bërë dikush - NACIONALE

Haziri: Kurti i quajti 'alalfabetë funksionalë’ mërgatën tonë - poshtërimi më i madh që ua ka bërë dikush

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se mërgata kurrë nuk ka qenë më e ofenduar se sa nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Sipas Hazirit, Kurti po i quan ata ‘analfabetë funksionalë’, dhe kjo përbën poshtërimin më të madhë që ua ka bërë dikush ndonjëherë.

“Diasporën që tash e 60 vjet e mban gjallë këtë vend, e 23 vjet pas luftës e ruan paqen sociale, kurrkush nuk e ka goditur e ofenduar në këtë masë sa Albin Kurti. Me i quajt 'alalfabetë funksionalë’ mërgatën tonë, është poshtërimi e lëndimi më i madh që ua ka bërë dikush ndonjëherë.” – shkroi Haziri në Facebook mes tjerash.

Tutje, Haziri ka akuzuar Kurtin se është shkaktarë i ikjes massive nga, siҁ ka thënë ai, regjimi i tij.

“E këta që po ikin sot, po ikin prej teje, prej regjimin tënd që po administron me Kosovën. Kosovarët këtu e kudo në botë, kanë me të mbajt në mend si politikan që s’ka ekip e që nuk di me qeveris, por që i di veç dy gjëra: me i blloku proceset e me i lëndu njerëzit.” – tha Haziri,

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme