Haziri: Kosova humbi momentet për të detyruar Serbinë të "shqyejë" faqen e parë në Kushtetutën e saj - NACIONALE

Haziri: Kosova humbi momentet për të detyruar Serbinë të "shqyejë" faqen e parë në Kushtetutën e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka humbur dy momente të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe konflikti i Izraelit në Gazë për t’i

“Kosova po vonohet... Kjo qeveri ka humbur, dy momente të mëdha, ka humbur mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative ligjore, ku Serbia të detyrohet të shqyejë faqen e parë të Kushtetutës në raport me Kosovën,” deklaroi zoti Haziri. “Tani Serbisë po i kërkohet njohje indirekte. Së paku, në këtë shkallë duhet të maksimalizohet prapë interesi i Kosovës. E ai është një hap i madh, që Kosova duhet ta bëjë.”

Sipas tij, zgjedhjet që mbahen këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Bashkimit Evropian, mund ta ndryshojnë qasjen e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës dhe rajonit.

“Është i kuptueshëm shqetësimi që Ballkani Perëndimor të mbetet si problem i hapur, apo i ngrirë, është fuçi baroti gjithmonë... dhe aq më shpejt që mbyllen problemet në rajon, aq më mirë dhe më lehtë do të jetë për një normalizim të rajonit tonë dhe perspektivës evropiane.”

Lajme të ngjashme