Haziri i LDK-së: Normalizimi pa njohje reciproke nuk nënkupton asgjë - NACIONALE

Haziri i LDK-së: Normalizimi pa njohje reciproke nuk nënkupton asgjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar para pak çastesh në kryeqendrën evropiane takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Temë kryesore pritet të jetë diskutimi i pranimit eventual të propozimit evropian (franko-gjerman), të cilin palët e kanë pranuar në parim.

Lidhur me takimin, Lutfi Haziri nga LDK-ja tha për Kanal10 se normalizimi pa njohje nuk do të thotë asgjë sepse pa të nuk mund të ketë paqe dhe siguri të qëndrueshme.

"Për ne normalizimi i raporteve me Serbinë fqinje pa njohje nuk nënkupton asgjë sepse de fakto Serbia neve nuk është pyet me na njoft. De fakto ne Serbinë e kemi demlu politikisht, institucionalisht, ushtarakisht me 10 qershor 1999, e kemi konfirmu me 17 shkurt 2008 dhe është vazhdu procesi i largimit të çdo lloj ndikimi të Serbisë që ka pasur në Kosovë. Tani po flasim për një proces normalizimi të Serbisë fqinje e cila pa njohje në qendër nuk sjell asnjë lloj sigurie apo paqe të qëndrueshme e lërë më normalizim." - tha ai.

Lajme të ngjashme