Haziri: Ata që e kundërshtuan Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka akuzuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për përfshirje në vjedhje dhe keqmenaxhim.
Haziri më tej kritikoi dështimin e qeverisë për të zbatuar Marrëveshjen e Uashingtonit, e cila, sipas tij, e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve.
"Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Washingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij. Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!" - tha Haziri në Facebook.
Ai e akuzoi Qeverinë aktuale për vjedhe duke shtauar se "ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim."
"A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim." - tha ai.