Haxhiu: VV po përdor mitin e sakrificës së Jasharëve për të mobilizuar vetën
Gazetari Baton Haxhiu ka akuzuar partinë në pushtet se po përvetëson ngjarje politike për të ndërtuar narracion të ri politik.
Haxhiu argumenton se Vetëvendosje po shfrytëzon mitin e sakrificës së Jasharëve për të krijuar një narracion politik të ri.
“Këta i përvetësojnë këto ngjarje politike dhe këtë mit të Jasharëve e përdorin ekskluzivisht për me ndërtu një narracion të ri politik. VV në mënyrë klasike, brutale, po e përdor mitin e sakrificës së jasharëve për të mobilizuar vetën që ata që nuk e kanë qenë pjesë e luftës me ndërtu narracionin për ngjarjen e vet”, deklaroi Haxhiu ndër të tjera në "Pressing".