Haxhiu viziton Prokurorinë Themelore në Pejë: Rezultatet nuk mungojnë - NACIONALE

Haxhiu viziton Prokurorinë Themelore në Pejë: Rezultatet nuk mungojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka vizituar Prokurorinë Themelore në Pejë, ku është pritur nga kryeprokurori, Agim Kurmehaj dhe zv. kryeprokuori Ersan Çavolli.

Haxhiu me një postim në “Facebook” tha se u njoftua për angazhimin e tyre për rastet e dhunës në familje, ku sipas saj në komunën e Pejës nga janari deri sot janë raportuar 258 raste të dhunës.

Ajo tha se po ashtu i njoftoi ata për politikat në fuqizimin e ligjeve dhe mekanizmave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin

“Vizitë në Prokurorinë Themelore në Pejë. Sot, vizitova PTH në Pejë, me ç’rast u prita nga kryeprokurori, Agim Kurmehaj dhe zv. kryeprokurori, Ersan Çavolli. I njoftova për prioritetet tona që ndërlidhen me reformën, punën që po bëjmë me fokus në adresimin e dhunës në familje ku vetëm nga janari e deri më sot në Komunën e Pejës janë raportuar 258 raste të dhunës në familje si dhe i njoftova për politikat në fuqizimin e ligjeve dhe mekanizmave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin. U njoftova për angazhimin e tyre sidomos për këto raste dhe po ashtu për numrin e vogël të prokurorëve 11 nga 19 prokurorë sa ishin, por që pavarësisht kësaj rezultatet nuk kanë munguar. Pas takimit, vizituam hapësirat e kësaj prokurorie ku takuam prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor, ndërmjetësues dhe staf tjetër administrativ. Në fund i falenderova për punën dhe angazhimin dhe i ofrova mbështetjen time për tejkalimin e sfidave.”, shkruan Haxhiu.

Lajme të ngjashme